David Vija rrezikon Euro 2012
David Vija ka pësuar një dëmtim serioz gjatë ndeshjes së djeshme gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube kundër Al Sad dhe mund të mungojë në kampionatin europian Euro 2012. Sulmuesi spanjoll ishte në formacionin titullar në ndeshjen e zhvilluar në Japoni, por u detyrua të largohet pas 39 minutash. Ai është dërguar menjëherë në spital për ekzaminime dhe Barcelona tani ka konfirmuar përmes Tëitter se Vija ka thyerje në këmbën e majtë. Nuk dihet saktësisht sa gjatë Vija do të jetë jashtë fushe, por pritet që rikuperimi tij të zgjatë deri në gjashtë muaj, që e vendos në dyshim pjesëmarrjen e tij në Euro 2012 me Spanjën. Vija do t’u nënshtrohet testeve të tjera, para se të merret një vendim rreth trajtimit të tij. Barcelona ishte në avantazh 1-0 ndaj Al Sad kur Villa u detyrua të largohej nga ndeshja.