Saki: “Blerja e Ronadinjos, një gabim i madh”

Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Saki, deklaroi se do të ishte një gabim shumë i madh për kuqezinjtë, nëse ata do të nënshkruanin me Ronaldinjon gjatë kësaj vere. Kampionët e rrëzuar të Europës kanë pasur një sezon të mjerë dhe janë të vendosur për të revolucionarizuar skuadrën. Një lojtar që është i lidhur fort me një lëvizje drejt "San Siros", është edhe plejmejkëri i Barcelonës, Ronaldinjo, i cili nga ana e tij po kalon një sezon të tmerrshëm në "Kamp Nou". "Një lëvizje e tillë do të ishte kundër filozofisë së Milanit", - tha Saki. "Milani e ka ndërtuar historinë e tj me djem të rinj që janë rritur në Milanelo. Kur ata ishin fokusuar të ndërtonin ekipin me lojtarë të tillë si Fernando Redondo, Kristian Vieri dhe Ronaldo, dështuan. Kuqezinjtë duhet t'u rikthehen investimeve, që në të kaluarën prodhuan lojtarë të tillë si Franko Barezi, Paolo Maldini, Alesandro Kostakurta dhe Demetrio Albertini", - shton ai. Saki ishte bosi i Milanit në përudhën më të lavdishme të historisë së tyre, në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990. Ai ndërtoi një ekip që dominoi në Europë me yje të tillë si Marko van Basten, Rud Gulit, Frank Rajkard, Roberto Donadoni, Barezi, Maldini e Kostakurta.