E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti: Drogba, Eto‘o, ose Adebajor

Trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti, ka zbuluar se gjatë merkatos së verës, në skuadër do të afrohet njëri midis Didier Drogba, Samuel Eto‘o ose Emanuel Adebajor. Pas një sezoni të dështuar, kuqezinjtë kanë filluar procesin e rindërtimit të skuadrës. "Gjithçka ka ecur shkëlqyeshëm deri në dhjetor 2007, kur fituam Botërorin për klube, ndërsa më parë triumfuam edhe në finalen e Superkupës së Evropës", tha Ançeloti. "Pas kësaj, vuajtëm shumë. Nuk duhet të ndodhë më. Për sezonin e ri do të përqendrohemi te titulli. Do të blejmë një prej këtyre tre sulmuesve, që janë në gjendje të ndihmojnë skuadrën edhe në lojën mbrojtëse".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›