Ranieri, bordit: Na duhen lojtarë
Trajneri i Juventusit, Klaudio Ranieri, i ka thënë bordit drejtues se skuadrës i nevojiten më shumë lojtarë, nëse synon që sezonin e ardhshëm të garojë në dy aktivitete. Bardhezinjtë do të tentojnë të rivalizojnë në Serinë A, ndërkohë që pas dy vjetësh kanë siguruar një vend edhe në Ligën e Kampioneve. Kjo është arsyeja përse Ranieri kërkon që gjatë merkatos së verës të afrohen disa futbollistë. "Për edicionin e ri, përveç blerjes së mundshme të Amaurit, na duhen edhe disa lojtarë të tjerë", tha ai.