Kaka, ndërhyrje kirurgjikale në gju
Kaka mund t‘i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, për t‘i dhënë fund një herë e mirë shqetësimeve në gjurin e majtë. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni, "Globo", sipas të cilit mesfushori i Milanit do të vizitohet nga mjeku i kombëtares braziliane, Runko, dhe më pas do të vendosë nëse operacioni është i nevojshëm. Nëse i nënshtrohet bisturisë, Kaka do të qëndrojë pushim të paktën për dy javë, duke mos luajtur miqësoret me Kanadanë dhe Venezuelën. Por sipas të gjitha gjasave, ai mund të mungojë edhe në sfidat kualifikuese që "seleçao" ka me Paraguain dhe Argjentinën më 14 dhe 18 qershor.