Diego Maradona, përsëri në sulm: Italia tentoi të manipulonte Kupën e Botës 1990
Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, ka ndërmarrë një sulm frontal kundër futbollit italian dhe akuzon kreun e Ligës së Futbollit, Antonio Matarreze, se është përpjekur të manipulonte Botërorin 1990. Ish-lojtari i Napolit i lëshoi akuzat nga Festivali i Filmit që po zhvillohet në Kanë, ku u prezantua edhe dokumentari për jetën e tij në sportin më popullor në botë. "El Pibe D‘or" shfrytëzoi mundësinë për të treguar se si ndihet në lidhje me futbollin italian dhe në mënyrë të papritur drejtoi gishtin nga Matarreze, për të cilin tha se përdori taktika mafioze për të trukuar rrjedhën e Kupës së Botës ‘90. "Pas eliminimit, të gjithë italianët ishin të zhgënjyer, pasi Matarreze, që ashtu si Blater është një mafioz, ishte munduar që të rregullonte gjithçka, që në finale të ndesheshin Italia dhe Gjermania", tha Maradona përpara mediave. "Pasi i eliminuam nga Botërori, ata u zhgënjyen aq shumë saqë ndodhi ajo që ndodhi. Mua më akuzuan për përdorim dopingu dhe më pas përdorën të njëjtën taktikë edhe kundër Kanixhas. Por, pas nesh, nuk u përfol për asnjë lojtar tjetër në futbollin italian. Përveç Maradonës dhe Kanixhës, askush nuk kishte marrë qoftë edhe një aspirinë. Nëse kokaina është drogë, atëherë unë jam i droguar, megjithatë nuk vdiqa, pasi Zoti atje lart nuk e donte këtë".
Deklarata është në stilin e Maradonës, që nuk kursen askënd: "viktima" e radhës është Matarreze, që në këto dekadat e fundit ka shkruar një pjesë të historisë së futbollit italian. Presidenti aktual i Ligës së Futbollit nuk ka preferuar që t‘i kundërpërgjigjet Maradonës. Në kontaktet me mediat ai është limituar vetëm me fjalët: "Akuzat? Kam gjëra më serioze me të cilat dua të merrem...". "El Pibe D‘or" nuk kurseu as brazilianin Pele, duke thënë se po të mos kishte përdorur drogë, do të kishte qenë lojtari më i madh në histori: "Nëse nuk do të kisha përdorur drogë, do të isha më i madhi i të gjitha kohërave. Pele? Mendoj se nuk do të renditej as i dyti apo edhe i treti".