Ançeloti: I lumtur për Çelsin
Në Angli vazhdon Ançelotimania,
pasi trajneri italian dominon
faqet e para të tabloidëve me
shprehjen "Do ta fi tojmë titullin",
që vjen menjëherë pas fitores
së katërt radhazi në Premier
League. Kjo duket se nuk është
thjesht një frazë e rrethanave,
por një objektiv i arritshëm
për Çelsin. "Kemi mundësinë
të fi tojmë Premier Leaguen, ka
thënë trajneri italian pasi ka parë
të tijtë të shkatërronin Bërnlin
me rezultatin 3-0. E di që sezoni
do të jetë i gjatë dhe se do të
kemi momente të vështira, por
gjithashtu e di se kam lojtarë të
aftë për ta arritur këtë objektiv.
Për sa i përket ndeshjes jam
vërtet shumë, shumë i kënaqur
për mënyrën se si luajtëm. Tani
duhet vetëm të mbajmë ritmin.
Po përmirësohemi, duke punuar
shumë për një lojë edhe më të
mirë. Kjo është e rëndësishme
për një trajner, sepse do të thotë
se jemi në rrugën e duhur". Për
sa i përket ardhjes së Frenk
Riberisë, Ançeloti ka theksuar
se Çelsi nuk do të bëjë oferta
të tjera për fantazistin francez
("Blues"-at ofrojnë 52 milionë
euro, gjermanët kërkojnë 68). Më
pas ai shprehet se sa mirë që po
afron koha e mbylljes së merkatos:
"Jam i kënaqur që gjithçka
do të përfundojë tashmë. Do të
qëndrojmë me lojtarët që kemi
dhe nuk na duhen të tjerët". Po
dje, Çelsi ka marrë edhe një lajm
të mirë. Edhe pse për shumë javë
u duk se Terri do të largohej te
Mançester Siti, tashmë është e
sigurt se do të qëndrojë në këtë
skuadër deri në fund të karrierës
së tij. Ai ka fi rmosur një kontratë
5-vjeçare për një shumë totale e
cila rrotullohet nga 45 deri në 56
milionë euro.
pasi trajneri italian dominon
faqet e para të tabloidëve me
shprehjen "Do ta fi tojmë titullin",
që vjen menjëherë pas fitores
së katërt radhazi në Premier
League. Kjo duket se nuk është
thjesht një frazë e rrethanave,
por një objektiv i arritshëm
për Çelsin. "Kemi mundësinë
të fi tojmë Premier Leaguen, ka
thënë trajneri italian pasi ka parë
të tijtë të shkatërronin Bërnlin
me rezultatin 3-0. E di që sezoni
do të jetë i gjatë dhe se do të
kemi momente të vështira, por
gjithashtu e di se kam lojtarë të
aftë për ta arritur këtë objektiv.
Për sa i përket ndeshjes jam
vërtet shumë, shumë i kënaqur
për mënyrën se si luajtëm. Tani
duhet vetëm të mbajmë ritmin.
Po përmirësohemi, duke punuar
shumë për një lojë edhe më të
mirë. Kjo është e rëndësishme
për një trajner, sepse do të thotë
se jemi në rrugën e duhur". Për
sa i përket ardhjes së Frenk
Riberisë, Ançeloti ka theksuar
se Çelsi nuk do të bëjë oferta
të tjera për fantazistin francez
("Blues"-at ofrojnë 52 milionë
euro, gjermanët kërkojnë 68). Më
pas ai shprehet se sa mirë që po
afron koha e mbylljes së merkatos:
"Jam i kënaqur që gjithçka
do të përfundojë tashmë. Do të
qëndrojmë me lojtarët që kemi
dhe nuk na duhen të tjerët". Po
dje, Çelsi ka marrë edhe një lajm
të mirë. Edhe pse për shumë javë
u duk se Terri do të largohej te
Mançester Siti, tashmë është e
sigurt se do të qëndrojë në këtë
skuadër deri në fund të karrierës
së tij. Ai ka fi rmosur një kontratë
5-vjeçare për një shumë totale e
cila rrotullohet nga 45 deri në 56
milionë euro.