E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Milan, beso te vetja!

Kryeministri italian dhe
njëkohësisht presidenti i
Milanit, Silvio Berluskoni,
nuk është i shqetësuar pas
humbjes 4-0 të skuadrës së tij në
derbin, e përgëzon Interin dhe
inkurajon ekipin e tij të rikthehet te
fi torja në takimin tjetër. Berluskoni
- "Çfarë kam për të thënë? Kemi
pësuar katër gola", ka thënë Berluskoni,
duke dalë nga restoranti i
Milanos, ku ka darkuar së bashku
me administratorin e deleguar
të Milanit, Adriano Galiani dhe
miq të tjerë, mes të cilëve edhe
drejtorin e Tg4, Emilio Fede. "Çdo
ndeshje është një histori më vete
dhe nuk jam i shqetësuar për të
ardhmen", ka shtuar ai. Në lidhje
me pyetjen se çfarë u ka thënë
lojtarëve në dhomat e zhveshjes
pas derbit, Kryeministri është
përgjigjur: "U kam thënë atyre
që të qëndrojnë të qetë dhe se
është e nevojshme të rikthehemi
te fi toret që në ndeshjen e radhës.
Mos e humbni kurajën, duhet të
besoni te mundësitë tuaja". Në
fund, para se të hipte në makinë,
Berluskoni ka përgëzuar Interin
për fi toren dhe ka folur përciptas
për takimin me trajnerin zikaltër,
Hoze Murinjo, të cilin e ka takuar
në dhomat e zhveshjes në fund të
ndeshjes. "Ishte hera e parë që e
takoja, ka thënë ai, kisha dëshirë
ta njihja ashtu sikurse edhe ai".‘
Leonardo - Menjëherë pas
ndeshjes, para gazetarëve është
shfaqur trajneri i Milanit, Leonardo.
"Deri në momentin e shënimit
të golit të parë skuadra ekzistonte.
Lojën e nisëm të barabartë ndaj
një kundërshtari të mirorganizuar.
Krijuam disa raste të rrezikshme.
Por më pas dështuam në
menaxhimin e momenteve të
vështira, fazë në të cilën duhet të
përmirësohemi. Pastaj Gatuzo u
dëmtua, skuadra nuk ishte vendosur
mirë dhe ndërhyrja e tij shkaktoi
11-metërsh. Tani ai është në
spital. Ai moment na penalizmi",
shpjegoi ai. Trajneri i Milanit fl et
më pas për Ronaldinjon: "Nuk zhvilloi
një ndeshje të mirë, por luajti
përballë një skuadre të ngjeshur
dhe kundër mbrojtësve të ashpër.
Është një gjysmë sulmuesi, i cili
mund të luajë edhe më papara:
na duhet ende punë për të qenë
në 100%". Megjithatë Leonardo
nuk dëshpërohet. "Ky derbi erdhi
shumë shpejt dhe ne jemi ende në
ndërtim e sipër. Një fi tore do të na
kishte ndihmuar në këtë proces,
por humbja nuk do të na detyrojë
ta ndërpresim punën. Jemi vetëm
një pikë larg skuadrës më të fortë.
Probleme në të majtë? Po. duhet të
punojmë në këtë pikë".
Murinjo — "Ishte një ndeshje
e ngjashme me atë të vitit të
kaluar, në të cilën luajtëm më
mirë, por Milani na ndëshkoi me
kundërsulm, analizon trajneri zikaltër.
Të dyja skuadrat luajtën të
kujdesshme, duke ia lënë nismën
kundërshtarit. Ata ndiheshin të
fortë në kundërsulme me Paton,
por edhe ne jemi të rrezikshëm
në hapësira. Pas 1-0 ishte një
ndeshje pa histori dhe skuadra
fi toi qetësinë. Por nëse e luajmë
këtë ndeshe dhjetë herë, vetëm
një herë del ky rezultat: prandaj
nuk do të festoj me shampanjë".
Murinjo komenton më pas edhe
zgjedhjen për të luajtur me të
sapoardhurin Shnajder: "Historia
e futbollit është e tillë: kur një
trajner bën zgjedhjen e duhur,
është fantastik. Uesli ka luajtur
shumë mirë, si e gjithë skuadra.
Është një lojtar që bashkon dy
linjat, vendosa që të luante 24
orë më parë, kur Branka më garantoi
se ishte i disponueshëm.
Me të e kam përgatitur ndeshjen
përmes SMS-ve: i shpjegova se si
të ndalojë Pirlon".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›