E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo bind edhe vetë Shkëlqim Muçën

Dinamo fiton dhe bind në
sfidën më të fortë të javës
së dytë të kampionatit kundër
Flamurtarit. Triumfi 3-1 në
fushën e vlonjatëve ka bërë
edhe trajnerin Shkëlqim Muça
të shikojë me optimizëm të
madh nga e ardhmja e sezonit,
ku objektivi kryesor është fitimi
i titullit kampion. "Kemi fituar
një ndeshje të vështirë, nënvizoi
trajneri i bluve. Futbollistët
kanë treguar një formë të mirë
sportive. Është ndeshja e dytë
që fitojmë jashtë fushës tonë
dhe kjo na jep besimin e duhur
për të ardhmen. Kemi shënuar
tre gola të bukur dhe e veçanta
qëndron dhe në atë, se të tre
janë shënuar nga sulmuesit.
Janë zhvilluar vetëm dy javët
e para të këtij kampionati dhe
presim në të ardhmen dhe
ndeshje të tjera më të vështira.
Me këtë fitore të dytë, nuk
dëshiroj të them se kemi arritur
gjithçka".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›