Venger reagon ashpër ndaj gjyqtarit Dean
Arsen Vengeri nuk e ka
përtypur dot humbjen
me rezultatin 2-1 në
ndeshjen e së shtunës, të
luajtur në stadiumin "Old
Taford" përballë rivalit Mançester
Junajtid. Trajneri i
skuadrës së Arsenalit, i
ndëshkuar me karton të
kuq për shkak se i ka gjuajtur
me shkelm një shisheje uji
pas anulimit të një goli të
Van Persit në minutat shtesë
të ndeshjes, ka kritikuar
ashpër veprimin e gjyqtarit
kryesor, Dean. "Penalltia
e dhënë për Runin ishte
‘Old Trafordeske‘, ka thënë
Venge, duke iu referuar në
mënyrë të qartë arbitrimit
pro të zotëve të shtëpisë nga
drejtuesit e garës. Shumë
gjëra janë përtej çdo imagjinate.
Gjyqtari e ka marrë
vendimin nga mesfusha e
tyre, prandaj nuk arrij ta
kuptoj se si ka mundur ta
shikojë ai. Është e vështirë
të kthehesh në shtëpi pa të
paktën një pikë, sepse kemi
luajtur me të vërtetë mirë.
Por sa herë që vijmë në
"Old Traford" e dimë mirë
se çfarë na pret", ka shtuar
dozën trajneri francez. Një
tjetër rast që ka irrituar Arsen
Vengerin është edhe
penalltia e pa dhënë sipas
tij në dëm të Arsenalit për
një faull të shkaktuar nga
Fletçer ndaj Arshavin.
përtypur dot humbjen
me rezultatin 2-1 në
ndeshjen e së shtunës, të
luajtur në stadiumin "Old
Taford" përballë rivalit Mançester
Junajtid. Trajneri i
skuadrës së Arsenalit, i
ndëshkuar me karton të
kuq për shkak se i ka gjuajtur
me shkelm një shisheje uji
pas anulimit të një goli të
Van Persit në minutat shtesë
të ndeshjes, ka kritikuar
ashpër veprimin e gjyqtarit
kryesor, Dean. "Penalltia
e dhënë për Runin ishte
‘Old Trafordeske‘, ka thënë
Venge, duke iu referuar në
mënyrë të qartë arbitrimit
pro të zotëve të shtëpisë nga
drejtuesit e garës. Shumë
gjëra janë përtej çdo imagjinate.
Gjyqtari e ka marrë
vendimin nga mesfusha e
tyre, prandaj nuk arrij ta
kuptoj se si ka mundur ta
shikojë ai. Është e vështirë
të kthehesh në shtëpi pa të
paktën një pikë, sepse kemi
luajtur me të vërtetë mirë.
Por sa herë që vijmë në
"Old Traford" e dimë mirë
se çfarë na pret", ka shtuar
dozën trajneri francez. Një
tjetër rast që ka irrituar Arsen
Vengerin është edhe
penalltia e pa dhënë sipas
tij në dëm të Arsenalit për
një faull të shkaktuar nga
Fletçer ndaj Arshavin.