E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anceloti: Ronaldo do te jete ne Japoni

Nga Arben Shemili
Tekniku kuqezi konfirmoi mungesen e brazilianit per ndeshjen e madhe qe do te zhvillohet neser kundra Juventusit. Ai e vlerson fenomenin duke u shprehur: Ronaldo ka dhene nje kontribut te rendesishem qe kur ka mberritur tek Milani, dhe do te jape akoma.
Ronaldo do te jete i padisponueshem kunder Juventusit, ashtu si edhe Jankulovski dhe Emerson. Besoj se per ne Japoni, do t'ja dale, shprehet Karlo Ancheloti. Une besoj ne rekuperimin e tij per Boterorin e klubeve, i programuar ne datat 7 deri 16 dhjetor ne Japoni. Problemi muskular qe e ndaloi te aktivizohej ne Lisbone, do ta lere jashte sfides me Juventusin.
- Nuk jemi te nevrikosur, vetem se na vjen shume keq, tha tekniku kuqezi.- ishte nje ndalese e gjithe asaj pregatitje qe po bente, por besoj se eshte nje gje shume e vogel. Ka ndjere vetem nje dhimbje te vogel, gjate nxehjes.
- Ronaldo i pyetur nga gazetaret e SKY, shprehet: ''Ndjej akoma nje dhimbje te vogel, nuk besoj qe do te rikuperoj ne kohe per ndeshjen me Juventus. Jemi duke kerkuar dhe ne nje pergjigje. Dua te kuptoj persene e ketij demtimi ! Jemi duke kerkuar per te bere me te miren. Isha i pafat, sepse pas 10 minutash nxehje, me vjen masazhatori dhe me thote qe do te futesh ne fushe. Ne ate moment, bera nje vrapim te shpejte dhe menjehere ndjeva nje kontraktim ne pulpen e majte. Bera mire qe nuk hyra ne fushe, pasi do ta rendoja akoma me shume demtimin''.
FIFA ka bere te ditur sot, listen perfundimtare te grumbulluarve, te seciles skuader per boterorin e klubeve. Ne listen e paraqitur nga Milan, eshte edhe emri i Ronaldos, ndersa eshte hequr ai i Favallit. Kjo eshte lista e kompletuar :
Portiere : Dida, Kalac, Fiori.
Mbrojtes : Kafu, Maldini, Kaladze, Nesta, Simic, Jankulovski, Bonera, Serginjo, Odo.
Mesfushore : Emerson, Gatuzo, Sedorf, Gorkuf, Pirlo, Ambrozini, Broki.
Sulmues : Inzagi, Gilardino, Kaka, Ronaldo.
E hap manifestimin sfida midis iranianeve te Sepahan dhe te Waitakere United, qe vlen per nje vend te cerek finaleve, kundra Urawa Red Diamonds ; ne cerek finalen tjeter, do te perballen l'Etoile Sahel dhe Pachuka . Milan dhe Boka Juniors, do te jene direkt ne gjysemfinale.
FIFA nuk e ka lejuar Huan Roman Rikuelmen te jete pjese e Boka Juniors ne kete boteror klubesh. FIFA ka komunikuar zyrtarisht qe ''mesfushori argjentinas nuk ka qene i perfshire ne listen e paraqitur nga Boka ne 23 nentorin e shkuar''.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›