E Shtunë, 31 Tetor 2026

Picurka: “Rumania, si Greqia në Euro 2004”

Rumania, kryesuesja e grupit tonë në kualifikueset e Euro 2008 (mundi Shqipërinë 2-0 dhe 6-1) është në pritje të njohjes së kundërshtarëve të rinj të saj në finalet e Kampionatit Europian, shorti i të cilit do të hidhet të dielën, më 2 dhjetor në selinë e UEFA-s.
Tetë vjet më parë trajneri Viktor Picurka e udhëhoqi kombin e tij drejt finaleve pa humbur asnjë ndeshje, por ai e humbi punën e tij përpara se ato të luheshin falë mosvarrëveshjeve me lojtarët kryesorë George Haxhi dhe George Popesku. Picurka u rikthye në rolin e trajnerit të Kombëtares rumune në vitin 2004, dhe tani Rumania është duke shijuar praninë e saj midis 16 më të mirave të Europës.
"Unë jam krenar të arrij këtë lloj kualifikimi. Tani jam duke parë se c'do të bëjmë gjatë finaleve të turneut. Është një nder iu madh të jem trajner i Rumaninsë dhe të jem i pranishëm në finalet e një turneu (si Kampionati Europian)", - thotë për uefa.com, Picurka, i cili ia doli të lërë pas kombëtares së tij, Holandën dhe Bullgarinë.
"Fuqia jonë kryesore është uniteti i skuadrës, cdokush është i rëndësishëm në ekip". Picurka flet edhe për shembullin e Greqisë, kampionen në fuqi të Europës. "Janë shumë ekipe më të mira se Rumania të cilat janë kualifikuar në finale. Por edhe ne kemi aftësitë tona dhe arsyet tona të arrijmë dicka të madhe, ashtu si Greqia arriti në Euro 2004. Në këtë nivel gjithcka është e mundur", - përfundon trajneri i Rumanisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›