Torres: Mund të largohem nga Liverpuli
“Të Kuqtë” kanë 20 vite që nuk fitojnë kampionatin. Edhe në këtë sezon skuadra e Rafa Benitezit nuk ka asnjë shans për t’u shpallur kampione e Premier Ligës. Por megjithë këto probleme, ja ku vjen edhe një tjetër: Fernando Torres ka deklaruar se do ta rishikojë të ardhmen e tij, nëse klubi nuk përforcohet me lojtarë që të jenë në gjendje për të fituar kampionatin.
Aktualisht Liverpuli ndodhet në vendin e gjashtë në kampionat dhe ka humbur ndeshjen e parë në 1/16-at e Ligës së Europës përballë Lilës në transfertë. I pyetur nga e përditshmja sportive spanjolle “As” nëse do linte skuadrën nëse ajo nuk kualifikohet më tej në Europë dhe nuk siguron Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, “El Ninjo” u përgjigj:
“Është ende herët për të folur, por unë mendoj se do ta arrijmë vendin e katërt. Por mendoj se kjo nuk është e rëndësishme në krahasim me investimet që duhet të bëjë klubi për të sjellë lojtarë që ta përmirësojnë cilësinë e ekipit”.