E Diel, 1 Nëntor 2026

Ançeloti ëndërron Bregun e Fildishtë

Pas humbjes së përpara dy javëve në derbin me Interin dhe barazimin në Kupën UEFA me Verder Bremenin, pozitat e trajnerit të Milanit, Karlo Ançeloti janë lëkundur. Spekulimet se ai mund të largohet nga stoli kuqezi janë shtuar, ndërkohë që në fitoren minimale të së dielës me Kaljarin, tifozët u shprehën të pakënaqur për lojën e dobët. Në të gjithë këtë situatë, Ançeloti zbulon dëshirën e tij: "Do të më pëlqente të drejtoja një përfaqësuese në Botëror. Me Bregun e Fildishtë nuk kam pasur asnjë bisedë, por është një ide e cila më pëlqen. Synimi është që në pauzën ndërmjet dy kampionateve të punoja me një Kombëtare, ndërkohë që Saki ka shprehur dëshirën të punojë si trajner i dytë. Gjithsesi, nuk mendoj të largohem nga Seria A, për të punuar vetëm me një skuadër në arenën ndërkombëtare". Për fërshëllimat e tifozëve, trajneri tha: "Pas shtatë vitesh, ku shihet i njëjti person në krye të stolit, ndikon në shtimin e kritikave të tifozëve. E pranoj me qetësi reagimin e tyre, duke menduar se bëhet fjalë për një situatë të përkohshme. Po kalojmë një periudhë delikate, edhe sepse diferenca me Interin kryesues është rritur. Në ndeshjet në vazhdim, mbështetja e tifozëve do të jetë shumë e rëndësishme për Milanin".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›