Ibra: Van Basten ka qenë idhulli im
I intervistuar nga "Daily Mail", sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimoviç, ka deklaruar: "Van Basten është sulmuesi im i preferuar dhe ka qenë një nga idhujt e mi, kur isha fëmijë. Është e vërtetë që Kapelo m‘i ka vënë t‘i shikoj videot e tij, por edhe sot jam thjesht një nxënës i mirë. E gjithë ajo që dua të bëj është të shënoj gola dhe të jap kontributin tim për skuadrën. Kjo është gjëja që vlen me të vërtetë. Jam gjithnjë ambicioz dhe dua t‘i demonstroj vetes se jam më i mirë se Berbatov dhe Runi".