E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS përshëndet mbështetjen e Italisë për heqjen e vizave

Me ane te deputetes Olta Xhacka socialistet pershendeten mbeshtetjen e vazhdueshme qe Italia jep ne procesin e liberalizimit te vizave, gjate vizites se ministrit te Jashtem italian Franko Fratini.

"Jemi të vetëdijshëm se vonesat në liberalizimin e vizave nuk kanë patur të bëjnë me qëndrimin e Bashkimit Europian, por me dështimin e vazhdueshëm të qeverisë shqiptare në përmbushjen e obligimeve të kërkuara dhe së fundmi mungesës së vullnetit për të zgjidhur krizën politike në vend. Ne shpresojmë në një përgjigje pozitive deri në maj, që shqiptarët të kenë mundësinë të lëvizin lirshëm në Europë, pasi në të kundërt, humbja edhe e këtij shansi, do të ishte tepër e rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët", tha Olta Xhacka deputete e PS-se.

Por gjate konferences per shtyp deputetja socialiste Olta Xhacka nuk la pa prekur ne deklaraten e saj edhe synimin kryesor ne kete periudhe protestash, transparencen e plote te zgjedhjeve. "Sa i përket cështjes së transparencës së zgjedhjeve, kjo është një e drejtë e mohuar që populli opozitar do ta fitojë në rrugën e protestës pa ndalim, kundër pushtetit të vjedhur që po rrënon edhe ekonominë pasi tjetërsoi vullnetin e zgjedhësve në 28 qershor", tha ajo.

Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e hënë , 12 prill 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›