E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Cërrikut, Gardisti: PS drejtonte bandën

“Kryetari dhe nenkryetari i PS-se se Cerrikut, Met Bozi dhe Llazar Bicja, drejtonin banden e Cerrikut ne vitin 1997. Kete e degjova nga nje punonjes i policise kriminale te komisariatit te Elbasanit, i cili komunikonte me ne, pas ngjarjes, ndersa ishim ne pritje per lirimin e pengjeve,qe mbaheshin nga banda ne 23 maj 1997”.

Kete deklarate beri para gjykates se Krimeve te Renda, deshmitari Sokol Puca, i cili ne ate operacion ishte me detyren e drejtuesit te nje mjeti te blinduar,kur do operonin per mbledhjen e armeve ne Cerrik dhe rrethinat e tij. Ai i tha gjykates se ishte plagosur gjate masakres se Cerrikut, ku forcat e Gardes dhe ato Speciale, u sulmuan me armatim te rende sapo hyne ne qender te Cerrikut.

Deshmitari pohoi se nuk njihte personalisht asnje nga personat qe sulmuan gardistet dhe forcat speciale, ne Cerrik, por kishte mesuar per ta nga te mbijetuarit e masakres por edhe per shoket e vrare ne prite. Puca deklaroi se qyteti ishte i shkrete dhe nga qytetaret nuk pati asnje te plagosur,apo te demtuar. Puca, ishte deshmitari i kerkuar nga organi i akuzes.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›