Rossi fillon me fitore

Valentino Rossi në Yamaha e filloi sezonin e ri në MotoGP me fitore në garën për Shpërblimin e Madh të Katarit të dielën, pas rrëzimit të australianit Casey Stoner. Kampioni i botës mori pozitën e parë në xhiron e gjashtë kur Stoner, i cili ishte nisur nga pozita e parë dhe ndiqte fitoren e katërt të njëpasnjëshme në Katar, u rrëzua derisa kishte epërsi prej dy sekondash.
Prej atij momenti, Rossi e kontrolloi garën, duke krijuar epërsi ndaj përcjellësve dhe fitoi garën në pistën Losail, 1.022 sekonda para kolegut të tij nga Yamaha, Jorge Lorenzo. “Mënyra më e mirë për të filluar sezonin, për ne, për mua, për ekipin tim, për Yamahan. Dy pozitat e para dhe këto 25 pikë për ne në këtë garë janë të arta dhe kampionatin tonë. Duhet të vazhdojmë kështu”, tha Rossi.
Andrea Dovizioso në Honda ishte i treti para Nicky Hayden në Ducati. Pozita e pestë i takoi ngasësit të Yamahas, Ben Spies, ndërsa i gjashti ishte Randy de Puniet në Honda. Gara e ardhshme zhvillohet pas dy javëve në Japoni.
Rezultatet e garës:
1 Valentino Rossi 42 min 50.099 sek.
2 Jorge Lorenzo 42:51.121
3 Andrea Dovizioso 42:51.964
4 Nicky Hayden 42:51.975
5 Ben Spies 42:54.002
6 Randy De Puniet 42:59.421