E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi Lamtumire Dinho nuk stervitej

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, në një intervistë të sotme në shtypin italian komentoi të gjitha temat aktuale të skuadrës së tij, si mbërritja e Cassano-s, largimi i Ronaldinho-s, objektivat e sezonit apo merkato e janarit.

”Më vjen keq për Ronaldinho-n”, deklaroi numri një i kuqezinjve. “Eshtë lojtari më i mirë në botë përsa i përket shpejtësisë së mendimit dhe ekzekutimit, por ishte zgjedhja e tij që të kthehej në Brazil”.

”Jam shumë i kënaqur që ai që do të zëvendësojë quhet Antonio Cassano, talenti më i madh i dekadës së fundit në Itali”, vazhdoi në intervistën e tij. “Vullneti i Antonio-s duket qartë, ndryshe nga Dinho që pavarësisht talentit, kishte harruar të stërvitej kohët e fundit”.
Përsa i përket objektivave të sezonit, Kryeministri i Italisë shtoi: “Lojtarët e Milanit e dinë se kanë të gjithë përgjegjësinë e fitores, për vetë pagat që marrin dhe emrin e klubit që përfaqësojnë. Kur Milani fiton edhe deputetët janë më të lumtur, prandaj i bën mirë vendit (qesh)”.

Shorti i Champions League, rikthimi i Pato-s dhe merkato ishin temat e tjera të prekura. “Në Europë jemi të barabartë me të gjithë rivalët tanë. Nuk shoh asnjë skuadër që në merkaton e janarit mund të bëhet aq e fortë sa të na rivalizojë.

Pato do të jetë blerja jonë më e madhe e janarit. Jam i sigurt se me rikthimin e tij do të jetë në gjendje t’i japë shumë skuadër. Nesta? Edhe ai ndihet mirë dhe është i gatshëm të japë kontributin e tij”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›