Oktapodi parashikon fitoren e Realit

Nga Express më 19 prill 2011 në ora 21:00
Oktapodi i quajtur Iker ka parashikuar fitoren e Real Madridit ndaj Barcelonës në finalen e Copa del Rey, e cila do të luhet të mërkurën mbrëma, pasi e zgjodhi peshkun e vendosur në një cilindër xhami me simbolin e Realit të Madridit.
Iker e la anash kështu simbolin e Barcelonës në parashikimin që u bë në ‘Sea Life Aquarium’, në qytetin jugor të Spanjës Benalmadena, afër Malagas.
Këto skuadra janë takuar katër herë në finale të Kupës, prej të cilave tri i ka fituar Barcelona.