E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rose e shpëton Chicagon

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 10:34

Dy kryesueset e Konferencës Lindore, Chicago e Miami i kanë shënuar fitoret e dyta të play-offit, por në mënyra të ndryshme.

Gjithçka ishte e lehtë për Heat, që dominuan ndaj Philadelphias falë shkathtësisë së pashoqe në repartin ofanziv. Në këtë aspekt, më së shumti u shqua LeBron James, që realizoi 29 pikë.

Kurse Bulls u desh të djersiteshin më shumë seç pritej, pasi u befasuan nga reagimi i ‘egër’ i Indianas, e cila e humbi lojtarin Darren Collison, që u lëndua.

Derrick Rose ka realizuar 36 pikë, duke ia dhuruar Chicagos fitoren e dytë ndaj Pacers.

Miami-Philadelphia 94-73 (në seri 2-0)
Miami: James 29
Philadelphia: Young 18

Chicago-Indiana 96-90 (në seri 2-0)
Chicago: Rose 36
Indiana: Granger 19

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›