E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti: Mbetem trajner i Chelseat

Karlo Ancelotti ka hequr çdo dyshim për të ardhmen e tij, duke thënë se ai do të mbetet trajner i Chelseat së paku edhe sezonin tjetër.
është spekuluar kohëve të fundit se Karlo Ancelotti mund të vihej 'në sëpatën' e Roman Abramovichit, por italiani është shumë i sigurt se e ardhmja e tij nuk varet nga rezultatet e këtij sezoni.
"Definitivisht unë mbetem trajner i Chelseat edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht prej rezultateve".
"Ne po kalojmë nëpër një periudhë të vështirë të dëmtimeve. Jemi në një periudhë ku plotësisht varemi nga dëmtimet. Sidoqoftë, të gjitha klubet kishin dëmtime dhe kjo nuk është arsye".
"Nuk e përkrah metodën -'shpenzo shumë për të fituar tituj'. Ne kemi një skuadër të mirë që do të ndryshohet lehtë vitin e ardhshëm", ka deklaruar Ancelotti për "La Stampa".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›