E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshime bastesh për Kievon e Bogdanit

Dyshime të mëdha në Angli për ndeshjen Kievo-Katania, të ditës së diel e të përfunduar në barazim 1-1. Tabloidi britanik “The Sun” flet për një “Italian job” (punë italianësh). “Shaka italiane” shkruan gazeta, duke theksuar se shtatë kompani bastesh britanike të enjten e kaluar kishin bllokuar bastet për këtë takim. Bastimet mbi rezultatin final 1-1 kishin arritur deri në 217 mijë euro, një shifër e pazakontë për një takim jo të konsideruar si i planit të parë në kampionatin italian. Në këtë takim pjesë e Kievos ishte dhe sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani, i zëvendësuar në pjesën e dytë. “The Sun” shkruan se për këtë ndeshje u vendos një shumë e jashtëzakonshme, me shumë se 2.2 milionë euro, të cilat ishin vendosur kryesisht në kompaninë kryesore të basteve në Angli, “Betfair”, por jo vetëm aty. “I regjistruam të gjitha bastet e vëna dhe vendosëm të mos pranonim më baste”, - deklaroi David Uiliams i kompanisë “Ladbrokes”. Një bastvënës profesionist, por që nuk deshi të indentifikohej citohet nga “Rai24”: “Qysh të mërkurën e kaluar shume veta ishin të bindur se ndeshja do të mbyllej në barazim, të gjithë flisnin për ‘Italian job’, pasi shuma e parave ishte e pabesueshme për një ndeshje midis dy skuadrave të ngjashme. Për më tepër që ndeshja as që u transmetua”. Vetëm një koincidencë apo ndeshje me rezultat të kombinuar? “The Sun” nuk jep shpjegime të qarta, pro kufiziohet me nënvizimin e një serie koincidencash të pazakonshme. Sipas të dhënave të “Sisal Match Point:, që kishte mbyllur ndeshjen të mërkurën, 51 për qind e bastexhinjve kishin vendosur shenjën që kishte dhe kuotën më të vogël: 1.80, kundrejt 2.50 për “1” (fitoren e Kievos) dhe 5.25 për “2” (fitoren e Katanias).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 22 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›