E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, Besa – Shkumbini

Besa ka bërë një paraqitje të dobët në katër ndeshjet e fundit në kampionat (3 humbje, 1 barazim), por pa e rrezikuar seriozisht vendin e dytë, pasi dhe rivalja e saj më e afërt, Tirana, ka ndjekur të njëjtën rrugë humbjesh (“dhuratash”).

Tashmë përballë Shkumbinit, pas një faze të tretë thuajse të komprementuar nisin dhe sfidat e vërteta, të paktën për katër skaudrat gjysmëfinaliste.

Besa, që nga ana e saj e ka fituar vetëm një herë Kupën e Shqipërisë, duke mposhtur në finale Teutën (3-2) në edicionin 2006-2007, ka përballë një Shkumbin, që jo vetëm e eliminoi në çerekfinalet e edicionit të fundit, por dhe që drejtohet nga një ish-lojtar dhe ish-trajner i kavajasve, Përparim Daiu.

Besa eliminoi në çerekfinale kampionen në fuqi dhe finalisten e sezonit të kaluar të kupës, Tiranën, ndërkohë që Shkumbini mbërrin në gjysmëfinale, duke eliminuar liderin dhe kampionen e ardhshme të Superligës, Dinamon, madje duke i mundur dy herë blutë.

Shkumbini është rregjur paksa me gjysmëfinalet, pasi ka marrë tre herë në katër edicionet e fundit, ndërkohë që për Besën, kjo është gjysmfinalja e dytë në dhjetë edicionet e fundit, pavarësisht se në total ka marrë pjesë 11 herë.

Trajneri i Besës, Shpëtim Duro, pranoi se kupa ka specifikë tjetër, duke theksuar: “Kundërshtari (Shkumbini) vjen pas një cikli pozitiv rezultatesh, por Besa ka dëshmuar pjekuri dhe ka përgjegjësi të madhe në këtë tur gjysmëfinal. Megjithatë, nuk është ndeshje e lehtë”.

Me Besën, Shkumbini është eliminuar një herë në gjysmëfinale, më 2007 (3-3,1-1), ndërsa dy herë është kualifikuar. Fillimisht më 2001-2002 (1-0, 3-0) dhe sezonin e kaluar (1-1, 1-0).

FINALJA
Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet, më datë 9 maj. Asnjë nga ekipet gjysmëfinaliste nuk i përket kryeqytetit kështu që finalja pritet të luhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.


ÇIFTI BESA-SHKUMBINI

RRUGA E BESES
Në rrugën drejt gjysmëfinaleve, në turin e parë Besa eliminoi Pogradecin e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 3-2 në Pogradec dhe 1-0 në Kavajë. Në turin e dytë eliminoi Laçin: fitoi 0-1 në takimin e luajtur në Lezhë dhe barazoi 1-1 në ndeshjen e kthimit në Kavajë. Në turin e tretë, çerekfinalet, Besa eliminoi Tiranën: fitoi 2-0 në Kavajë dhe humbi 4-2 në kryeqytet, duke mbërritur në gjysmëfinale.

BESA
Viti i themelimit: 1925
President: Nexhat Bizhdili
Stadiumi: “Besa”, Kavajë
Pjesëmarrëse: në 52 edicione
Në çerekfinale: 22 herë
Në gjysmëfinale: 11 herë
Në finale: 7 herë
Fituese: 1 herë
Finale të humbura: 6 herë
Fituese: 2006-2007
Finaliste e humbur: 1961, 1962-163 1970-1971, 1971-1972, 1980-1981 1991-1992
Gjysmëfinaliste: 1957, 1958, 1964-1965, 2009-2010

RRUGA E SHKUMBINIT


Në turin e parë Shkumbini eliminoi Memaliaj e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 1-2 në Memaliaj dhe 1-0 në Peqin. Në turin e dytë eliminoi Kastriotin: barazoi 1-1 në Krujë dhe fitoi 1-0 në Peqin. Në ndeshjen e parë çerekfinale fitoi 2-1 kundër Dinamos në Peqin, ndërsa në atë të kthimit në Tiranë fitoi 1-0.

SHKUMBINI
Viti i themelimit: 1925
President: Ali Dyrmishi
Stadiumi i Peqinit
Pjesëmarrëse: në 21 edicione
Në çerekfinale: 10 herë
Në gjysmëfinale: 4 herë
Në finale: 0 herë
Fituese: 0 herë
Finale të humbura: 0 herë
Gjysmëfinaliste: 1999-2000, 2006-2007, 2008-2009, 2009-2010

TROFETË E GJYSMËFINALISTËVE


VLLAZNIA
6 trofe
1965, 1972, 1979, 1981, 1987, 2008

TEUTA
3 trofe
1995, 2000, 2005

BESA
1 trofe
2007

SHKUMBINI
asnjë

FINALET KU JANË PËRFSHIRË
KATËR SKUADRAT GJYSMËFINALISTE

2006-07 Besa-Teuta 3-2
1971-72 Besa-Vllaznia 0-2, 3-4
1980-81 Vllaznia-Besa 5-1, 1-2

Kupa e Shqipërisë
Gjysmëfinalet 2009-2010

24.03.2010, 14:00

Besa-Shkumbini (Lorenc Jemini)
Teuta-Vllaznia (Kridens Meta)


DHJETË GJYSMËFINALET E FUNDIT


Edicioni 2000-2001
Vllaznia-Teuta (1-2, 1-2)
Tomori-Vllaznia (0-1, 1-4)
Finalja: Tirana-Teuta 5-0
Fituese: Tirana

Edicioni 2001-2002
Tirana-Elbasani (3-0, 2-1)
Dinamo-Teuta (1-0, 1-1)
Finalja: Tirana-Dinamo 1-0
Fituese: Tirana

Edicioni 2002-2003
Tirana-Dinamo (0-2, 1-2)
Teuta-Vllaznia (2-1, 1-1)
Finalja: Dinamo-Teuta 1-0
Fituese: Dinamo

Edicioni 2003-2004
Dinamo-Tirana (3-1, 2-1)
Vllaznia-Partizani (0-2, 03)
Finalja: Dinamo-Partizani -1
Fituese: Partizani

Edicioni 2004-2005
Teuta-Partizani (1-0, 1-2)
Tirana-Vllaznia (1-0, 3-1)
Finalja: Teuta-Tirana (0-0, 6-5*)
Fituese: Teuta
* Fituese pas kohës shtesë dhe serisë së penalltive

Edicioni 2005-2006
Tirana-Dinamo (4-2, 0-1)
Vllaznia-Elbasani (2-0, 1-2)
Finalja: Tirana-Vllaznia 1-0
Fituese: Tirana

Edicioni 2006-2007
Teuta-Partizani (0-0, 1-1*)
Shkumbini-Besa (3-3, 1-1*)
* Të kualifikuar me gola në fushë kundërshtare
Finalja: Besa-Teuta 3-2
Fituese: Besa

Edicioni 2007-2008
Vllaznia-Dinamo (4-0, 3-0)
Elbasani-Tirana (0-3, 1-3)
Finalja: Vllaznia-Tirana 2-0
Fituese: Vllaznia

Edicioni 2008-2009
Vllaznia-Tirana (0-0, 0-1*)
Flamurtari-Shkumbini (1-0, 2-0**)
* Pas kohës shtesë
**Në tavolinë
Finalja: Flamurtari-Tirana 2-1
Fituese: Flamurtari

Gjysmëfinalet 2009-2010
24.03.2010, 14:00
Besa-Shkumbini (Lorenc Jemini)
Teuta-Vllaznia (Kridens Meta)


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 23 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›