Inzaghi s’mendon për largim

Filippo Inzaghi nuk e ka ndërmend të largohet nga Milan, përkundër faktit se zakonisht qëndron në bankinë këtë sezon. Sulmuesi italian shënoi gol, në barazimin me rezultat 1:1 të Rossonerëve ndaj Napolit të dielën.
“Gjithmonë ndihem lojtar i rëndësishëm, ndërsa në planin tim dhe të klubit është që të mbetem në Milan. Gjithmonë gjendem i gatshëm, dhe nëse nuk ndihem më i rëndësishëm, do ta lë futbollin. Por, në fund të sezonit do të bisedojmë. Qëndrimi im këtu nuk varet se sa luaj, por sa do të konsiderohem i rëndësishëm”, tha veterani italian.