E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti: Prisni më të mirën nga Torres

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, beson se të gjithë do të shohin më të mirën nga Fernando Torres në ndeshjet e ardhshme, pas realizimit të golit të parë nga spanjolli në fanellën e Chelseat pas 14 ndeshjeve pa shënuar.

“Sigurisht se ishte moment fantastik për të. Ai është dashur të shënojë, në mënyrë që të shkonte përpara. Për këtë arsye, në ndeshjen e ardhshme ai do të jetë edhe më i mirë”, theksoi "Carlito".

Italiani shtoi se i pëlqeu edhe paraqitja e Didier Drogbas dhe se është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë që të luajë me të dy sulmuesit ekstremë që nga fillimi në ndeshjet e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›