E Diel, 1 Nëntor 2026

Ancelotti: Scholes është lojtar fantastik

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar Paul Scholes pas humbjes së ekipit të tij në Community Shield ndaj Manchester United në takimin e të dielës.

Ancelotti mendon se ekipi i tij luajti 'tepër ngadalë' në takimin e djeshëm dhe i lejoi United të ketë shumë posedim të topit.

"Scholes është një lojtar fantastik, ai luajti një ndeshje shumë të mirë. Ndoshta i kemi lejuar atij shumë mundësi të luajë mirë, pasi ne nuk bëmë shumë presion në të".

"Kur nuk jeni 100% në formë, është vështirë të bësh presion të fuqishëm gjatë ndeshjes. Por ai tregoi një paraqitje fantastike, një lojë fantastike", ka thënë Ancelotti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›