Tevez i pavendosur për të ardhmen

Carlos Tevez ka thënë se ai ende është i pavendosur sa i përket të ardhmes së tij te Manchester City.
“Më duhet të pushoj, të mendoj dhe të flas edhe me familjen. Unë do të vendosi vetëm atëherë për familjen. Unë dua ta bëj të qartë se unë nuk kam ndonjë problem me Roberto Mancinin, pavarësisht faktit se njerëzit kanë shkruar dhe thënë gjëra të ndryshme”.
“Por, më duhet të ulem me familjen time, sepse duhet ta marrim së bashku vendimin. E përsëris, nuk kam problem me Mancinin, është gjë familjare. Por vërtet, une ende nuk kam marrë një vendim.