Cox ia përcakton burrit orarin e seksit!

Ish aktorja e serialit “Friends”, Courteney Cox ia bën orarin burrit të saj, David Arquette, kur të bëj seks. Këtë e ka pranuar vet burri i aktores.
Aktori i filmit “Scream”, ka thënë se çifti zakonisht bëjnë dashuri së paku njëherë në javë.
“Kur ju martoheni ju nuk bëni seks aq shumë sa bëni kur jeni më të ri. Kur martoheni duhet ta bëni një orar. Ne e kemi bërë një të tillë. Ka raste kur bëjmë vetëm njëherë në javë”, ka thënë ai për emisionin “US Chat”.
David po ashtu ka treguar se në natën e Vitit të Ri i është dashur të pret 40 minuta për shkak të një loje të Courtney, e cila bisedonte në internet me një shok.
“Jam kthyer në katin e parë dhe e pashë atë në kuzhinë. Me tha se nuk duhet të jesh kaq serioz për këtë gjë. Pastaj u ula dhe e prita i stresuar për 40 minuta”, ka thënë ai.