Ancelotti lavdëron PSG-n

Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti ka lavdëruar serinë pozitive të skuadrës së tij pas fitores 2-0 ndaj Sochaux që ishte e katërta e njëpasnjëshme për ta në Ligue 1.
Klubi nga kryeqyteti iu afrua në tri pikë liderit Olympique Marseille. Ancelotti është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në javët e fundit.
“Ekipi është në seri të mirë. Ne luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyeshme, sidomos në sulm. Kontrolluam ndeshjen pas epërsisë prej dy golave dhe në mbrojtje nuk u rrezikuam”, deklaroi Ancelotti për uebfaqen zyrtare të klubit.