E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simulimi i turpshëm i Fabregasit (video)

Barcelona e ruajti bilancin pozitiv pas gjashtë xhirove të para në La Liga. Skuadra e Tito Vilanovës fitoi udhëtimin e vështirë te Sevilla me rezultat 3-2.

Kurse, më meritori ishte pa dyshim Cesc Fabregas i cili realizoi dy gola. Por, një veprim tjetër që bëri gjatë duelit ishte vërtetë i turpshëm. Në minutën e 53-të ai bëri që gjyqtari të përjashtojë nga loja mesfushorin e Sevillas, Medel pas një përplasje mes tyre.

Fabregas u bë kinse u godit në kokë nga Medel e që pas xhirimeve televizive vërehet se simuloi qartë. Barcelona ishte në disavantazh 2-0, por shfrytëzoi përparësinë e një futbollisti më tepër në fushë dhe në fund fitoi 3-2 falë dy golave nga Fabregas dhe shënimit të David Villës në minutën e tretë të kohës shtesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›