Pollo: Zgjedhjet lokale, sfidë për mazhorancën

Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo deklaron se zgjedhjet e ardhshme lokale janë një sfidë për vendin, duke theksuar se ato duhet të jenë të lira dhe të ndershme.
Pollo, i cili njëkohësisht është edhe deputeti i Qarkut të Beratit, ka marrë pjesë në një aktivitet me rastin e festave të fundvitit në kete qytet ku edhe ka bërë deklaratat për zgjedhjet. Ai theksoi se nga muaji janar do të zbatohet një strategji e plotë për zgjedhjet lokale.Në fjalën e tij
Pollo premtoi edhe ndërtime të reja infrastrukutore në të gjithë qarkun e Beratit. Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues lokalë të partive politike, drejtues institucionesh lokale dhe të ftuar të tjerë nga shoqëria civile, biznesi dhe përfaqësues të medias.