Shoqata e Lojtareve padit Ligen ne gjykate
Spanjë
Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Spanjë (AFE) ka hedhur në gjyq Ligën (LFP). Lojtarët protestojnë kundër vendimit që pesë ndeshje të kampionatit të luhen të dielën më 2 janar. Sportistët nuk pranojnë të luajnë në këtë datë dhe mbështeten te një pikë e kontratës kolektive, që thekson se e diela e parë e çdo viti cilësohet ditë feste dhe nuk mund të zhvillohen ndeshje. Negociatat e majit të kaluar u ndërprerë pa një zgjidhje dhe kjo është arsyeja përse sindikata i është drejtuar gjykatës.