Anceloti Abramovic Nuk do jete i kenaqur
Çelsi
Pozitat e Karlo Ançelotit në krye të stolit të Çelsit janë gjithmonë e më të lëkundura. Me humbjen e së hënës përballë Arsenalit, blutë kanë regjistruar ecurinë më të dobët në dhjetë vitet e fundit. Trajneri i kërkon skuadrës të zgjohet, pasi në këtë mënyrë rrezikohet të komprometohet i gjithë sezoni. Vetëm 6 pikë në tetë ndeshjet e fundit (1 fitore, 3 barazime e 4 humbje) janë shifra alarmante. “Abramoviç? Nuk mendoj se do të jetë i lumtur, ashtu sikundër edhe e gjithë skuadra. Vitin e kaluar më thanë se bëra një punë të jashtëzakonshme, por tani ka ardhur koha të zgjohemi, pasi këto rezultate janë të papranueshme për Çelsin”, tha Ançeloti.