E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli Dua te kthehem ne shtepi

Ankesa

“Let me go home” e titullon "Daily Mail", e cila flet për dëshirën e ish-sulmuesit të Interit për t’u kthyer në Itali. Motivi? Në Angli nuk është ambientuar, nuk ka miq dhe sapo të mundet kthehet menjëherë te Milani, duke injoruar daljet me shokët e skuadrës. Sipas së përditshmes angleze, “Baloteli tërhiqet nga një nostalgji kronike” dhe u ka rrëfyer tashmë miqve të tij se dëshiron të kthehet në shtëpi. Një burim ka pohuar se ai ndihet “një njeri thellësisht i palumtur” dhe që “po jeton një periudhë të vështirë”. Ai e ka një mundësi të mirë te Siti me Mançinin për të nxjerrë në pah talentin e tij, por nuk po ambientohet dot me Anglinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›