Ancelotti ose Loew, pasardhës të Mourinhos?

Kjo e përditshme shkruan për disa karakteristika që duhet t’i ketë trajneri i ri madrilen.
E para është që të dijë t’i menaxhojë yjet e ekipit; e dyta që të ketë eksperiencë të madhe, së paku në një kampionat të njohur dhe në Ligën e Kampionëve; e treta që në të kaluarën të ketë punuar dhe arritur rezultate të mira edhe nën presion; dhe e katërta që të dijë t’i mbajë raportet e mira edhe me shtypin.
Sa u përket këtyre statistikave, opsioni i parë mund të jetë Carlo Ancelotti, i cili po kalon nëpër një periudhë jo dhe aq të lehtë nën udhëheqjen e Paris Saint Germainit dhe që sipas shtypit francez, mund të largohet nga ekipi parisien ende pa përfunduar mirë sezoni. Opsioni i dytë është ai i selektorit të Gjermanisë, i cili megjithatë vështirë se do ta lë Kombëtaren para përfundimit të Botërorit 2014.