Hernandez zvogëlon krimin në Meksikë

Hernandez është pa dyshim aktualisht futbollisti më i famshëm meksikan, i cili ka filluar të bëjë emër pas transferimit në Old Trafford në verën e vitit 2010 nga skuadra Chivas Guadalajara. Ai ka rëndësi të madhe në vendlindjen e tij, ku përcillet në çdo paraqitje për gjigantin e Premierligës.
“Krimet si vjedhja e veturave ose plaçkitjet bien sa herë që Hernandez luan për Unitedin. Duket se edhe kriminelët pushojnë dhe shikojnë heroin tonë. Po ashtu ka rritje të lindjeve”, deklaroi Jorge Carlos Martinez, polic nga Mexico City. Policia meksikane shpreson që menaxheri i Unitedit, Sir Alex Ferguson, të aktivizojë sa më tepër 24 vjeçarin – i njohur me nofkën Chicharito – në mënyrë që të zvogëlohet niveli i krimit në vend.
“Ne kemi nevojë për çfarëdo ndihme që na ofrohet”, u shpreh Martinez. Deri 15 mijë njerëz vriten nga bandat kriminale çdo vit në Meksikë.