E Shtunë, 31 Tetor 2026

E fshin me kartëmonedha

Futbollisti i West Bromwich Albion, Liam Ridgewell ka shkaktuar skandal në Angli. Ai ka bërë një foto në një tualet duke pastruar të pasmet me kartëmonedha prej 20 funtesh në vend të letrës higjienike. Ridgewell është kritikuar ashpër nga tifozët, kurse ka kërkuar falje duke thënë se fotografia i takon të kaluarës dhe ishte bërë në shaka.

“Futbollisti më i ndyrë i Britanisë së Madhe!”. Ky është titulli i tabloidi britanik The Sun që i drejtohet Liam Ridgewell, futbollistit të West Bromwich Albion, i cili ka bërë një foto në një tualet duke pastruar të pasmet me kartëmonedha prej 20 funtesh në vend të letrës higjienike.

Në dyshemenë e banjës shihen kartëmonedhat e shpërndara, që të grumbulluara bashkë bëjnë rreth 1 mijë funte. Sipas The Sun, futbollisti fiton rreth 20 mijë funte në javë. Tabloidi shton se rroga që futbollisti merr në një javë është sa rroga mesatare vjetore në zonën e West Midlands.

Po ashtu është bërë e ditur se fotoja është bërë në shtëpinë me vlerë prej 1.8 milionë eurosh dhe se është dërguar në redaksinë e gazetës nga një tifoz. Kurse, Ridgewell ka kërkuar falje për publikimin e fotografisë. Ai ka sqaruar se fotoja është nga e kaluara dhe ishte bërë në shaka.

“Fotografia ishte bërë në privatësinë e shtëpisë time rreth tetë muaj më parë dhe ishte shaka për të ngacmuar një shok, të cilit ia kisha fituar një bast. Vetëm kam dashur që ai të shohë foton, por ajo tani është bërë publike dhe mund të ma merr mendja se si do të komentohet. Më vjen keq për çfarëdo shqetësimi që mund të kem shkaktuar”, deklaroi ai.

Kurse, tifozi që kishte dërguar fotografinë e Ridgewellit deklaroi: “Qytetarët e West Bromwichit përfitojnë një fraksion të asaj që merr ky idiot, i cili në fund të fundit vendos të ofendojë të tjerët duke keqpërdorur pasurinë e tij. Kjo na bën të ndihemi keq. Ne gjithmonë kemi menduar se futbollistët janë arrogantë, të cilët paguhen më tepër sesa meritojnë dhe kjo vetëm sa e dëshmon këtë”.

West Bromwich u distancua nga çështja duke thënë se është më tepër privatësi e futbollistit. “Kjo është çështje private e Lianit, por që është bërë publike. Kjo vendos klubin në një pozitë jo të mirë, por që do të merret nga brenda. Prej kur Lian na është bashkuar 11 muaj më parë, sjellja e tij në klub ka qenë shembullore”, thuhet në reagimin e klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›