E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati i lë vendin Kupës së Shqipërisë

Të dielën u mbyll faza e parë e kampionatit të 74-t të Kategorisë Superiore, ku Skënderbeu u shpall kampion dimri i distancuar me 10 pikë nga Teuta e vendit të dytë.  Faza e dytë e këtij kampionati nis me 9 shkurt 2013. Por para se të shkohet tek ky fillim i fazës së dytë në tre javë të muajt dhjetor do të luhen ndeshjet e turit çerekfinal të  Kupës së Shqipërisë. Kjo pjesë e edicionit të 61-të të Kupës është ndarë në dy grupe me nga katër ekipe që do të luajnë me sistem grumbullim pikësh. Gjatë këtij muaji do të luhen tre ndeshjet e para në grupe, ndërsa tre ndeshjet pasardhëse do të nisin në shkurt të 2013-ës. Ndeshjet e para në gru[et çerekfinale do të luhen me 8dhe 9 dhjetor. Dihet që Tirana dhe Vllaznia nuk janë pjesë e kësaj veprimtarie, kështu që të dy klubet kanë nisur pushime të gjata dhe kthehen në aktivitet vetëm me fillimin e fazës së dytë të kampionatit që nis me 9 shkurt 2013.

Grupi A

SKËNDERBEU

KUKËSI

KASTRIOTI

SHKUMBINI

Grupi B

FLAMURTARI

TEUTA

LAÇI

BYLIS

Ja kalendari i  ndeshjeve të para në grupe

Kupa – 1/4 Grupi- A 12/13
 
Java: 1 

Qyteti Ekipi vendas Ekipi udhetues  
Kukes KUKES KASTRIOTI 09.12.2012   14:00
Peqin SHKUMBINI SKENDERBEU 08.12.2012   14:00

Java: 2   

Qyteti Ekipi vendas Ekipi udhetues  
Korce SKENDERBEU KUKES 15.12.2012   17:00
Kruje KASTRIOTI SHKUMBINI 15.12.2012   14:00

Java: 3   

Qyteti Ekipi vendas Ekipi udhetues  
Kruje KASTRIOTI SKENDERBEU 23.12.2012   14:00
Kukes KUKES SHKUMBINI 23.12.2012   14:00
 
Kupa-1/4 Grupi -B 12/13
 
Java: 1 

Qyteti Ekipi vendas Ekipi udhetues  
Vlore FLAMURTARI BYLIS 08.12.2012   17:00
Lac LAÇI TEUTA 09.12.2012   14:00

Java: 2   

Qyteti Ekipi vendas Ekipi udhetues  
Durres TEUTA FLAMURTARI 16.12.2012   17:00
Ballsh BYLIS LAÇI 16.12.2012   14:00

Java: 3   

Qyteti Ekipi vendas Ekipi udhetues  
Ballsh BYLIS TEUTA 23.12.2012   14:00
Vlore FLAMURTARI LAÇI 22.12.2012   17:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›