E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti paralajmëron largime

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se disa futbollistë do të largohen nga Chelsea gjatë verës, por insiston se suksesi i ekipit këtë sezon nuk do të ndikojë në vendimin e tij. Disa anëtarëve të ekipit të parë do t’u skadojnë kontratat në fund të këtij edicioni dhe Ancelotti tashmë ka shprehur besimin e tij se Joe Cole do të vazhdojë qëndrimin në Stamford Bridge.

Mirëpo, futbollistë të tjerë si Michael Ballack, Paulo Ferreira dhe Juliano Belletti janë në dyshim derisa Chelsea synon të triumfojë në Premierligë dhe FA Cup. Ancelotti synon që sezonin e ardhshëm t’u japë rastin të rinjve si Gael Kakuta dhe Nemanja Matic, por nuk ngutet të marrë vendim për ekipin e tij.

“Jemi të përfshirë në gara të rëndësishme, andaj do të vendosim pas përfundimit të tyre. Kemi kohë, sepse sezoni mbaron më 15 maj, ndërsa do të fillojmë në korrik, andaj kemi majin dhe qershorin për të marrë vendime rreth futbollistëve pa kontratë. Nuk varet nëse fitojmë ligën. E vetmja gjë e sigurt për vitin e ardhshëm është se në ekip do të jenë pesë futbollistë nga Akademia, kemi të rinj shumë të mirë dhe ka ardhur koha të hyjnë në ekipin e parë për vitin e ardhshëm”, tha Ancelotti për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›