Luis Fabiano del hapur: Dua të luaj për Mançester Junajtid
Qendërsulmuesi i përfaqësueses braziliane, Luis Fabiano, i është vetëofruar Mançester Junajtidit. Klubi anglez kërkon një sulmues të fortë, i cili do të jetë partneri i Uejn Runit dhe Sër Aleks Ferguson po studion merkaton. Në listën e alternativave të teknikut skocez, ndodhet edhe emri i 29-vjeçarit, kartoni i të cilit kushton rreth 17 milionë euro. Kontrata e Luis Fabianos me Seviljan, skuadër për të cilën ka shënuar 90 gola në 187 ndeshje, përfundon në vitin 2011. “Junajtid është klubi që admiroj më shumë. Nëse luan për Sër Aleks Ferguson ke siguri se do të fitosh një trofe të rëndësishëm në karrierë”, deklaroi lojtari.
#