Ronaldinho ia prish martesën Patos

Ishte pritur se do të jetë kapitull i ri në jetën e sulmuesit të ri të Milanit, Alexandre Pato dhe gruas së tij, Stephany, por përfundoi me ndarje pas vetëm nëntë muajve.
20-vjeçari Pato dhe moshatarja e tij, Stephany Brio kishin ngjallur krahasime me familjen Beckham, pas martesës me vlerë 425 mijë euro, ku ishin të ftuar 1500 mysafirë. Por, martesa zgjati pak, për arsye të, siç thuhet, sjelljes së pazakontë të Patos.
Kriza martesore filloi të shfaqet kur sulmuesi kishte pësuar një lëndim muskulor dhe filloi të shoqërohej vazhdimisht me bashkëlojtarin e tij Ronaldinho.
Nuk zgjati shumë dhe Pato filloi të përcjellë shembullin e bashkëkombësit të tij, i cili njihet si adhurues i klubeve të natës. Burime brenda çiftit kanë theksuar se Stephany është zemëruar me sjelljet e Patos dhe është larguar nga banesa e tyre në Milano dhe ka paralajmëruar kthimin në Brazil.
Për Paton, martesa mori fund, por ai rrezikon edhe paraqitjen në Kampionatin botëror me Brazilin. Selektori Dunga nuk toleron mungesë të disiplinës dhe këtë e di mirë Ronaldinho, i cili nuk ka qenë pjesë e ekipit në kohën e fundit.