E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolt me Argjentinën

Kampioni i trefishtë olimpik, Usain Bolt ka treguar se do ta përkrahë Argjentinën në Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut. Pasi Kombëtarja e tij, Xhamajka nuk është kualifikuar në garën më të rëndësishme në futbollin ndërkombëtar, Bolt ka thënë se do të përkrahë ekipin e Argjentinës, të udhëhequr nga futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi.

“Argjentina është ekipi im”, tha Bolt i cili është tifoz i gjigantit anglez, Manchester United gjatë një konference për shtyp të shtunën. “Por mendoj se ju nevojitet një mesfushor i ri në qendër, i cili do t’ju ndihmonte të dominojnë në fushë”, shtoi ai.

Nën drejtimin e legjendës Diego Maradona, Argjentina siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin botëror, duke fituar dy ndeshjet e fundit kualifikuese të regjionit nga Amerika e Jugut. Ata do të takohen me Nigerinë, Korenë e Jugut dhe Greqinë në Grupin B.

Bolt nuk pret që Argjentina të paraqesë konkurrencë për titull gjatë garës që zhvillohet nga 11 qershori deri më 11 korrik. “Aktualisht, favoritë janë Brazili dhe Spanja”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›