Anderson e kërkon rastin

Mesfushori brazilian Anderson e pranon se ky mund të jetë sezoni kyç në karrierën e tij në Manchester United. 24 vjeçari synon të luajë në formacioin bazë të ekipit të Sir Alex Fergusonit.
“Ky sezon është mjaft i rëndësishëm. Unë duhet të tregoj se çka mund të bëj. E di se trajneri dhe bashkëlojtarët besojnë në mua, por vetëm kisha fat të keq. Shpresoj që të luaj në vazhdimësi, ta shijoj lojën time dhe ta ndihmoj ekipin që të fitojë trofe”, deklaroi ai.
Ndërkohë, menaxheri Ferguson e pranon se është e vështirë ta lë në bankinë Andersonin, por preferon më shumë dyshen Michael Carrick e Paul Scholes.