Mourinho-Ramos, kulmi i tensionit

Gjithçka fillon nga një fotografi. Nën fanellën e tij, Ramos kishte veshur një tjetër fanellë, për ta përshëndetur dikë. Më saktësisht, ishte fanella me numër 10 e Mesut Ozilit, nën atë me numër 4 të Ramosit.
Në fakt, përfaqësuesi spanjoll të dielën mbrëma ka vendosur të solidarizohet me shokun e skuadër, i cili ishte zëvendësuar shumë herët nga Mourinho, që ishte i pakënaqur me të. Ramos nuk e ka pritur mirë këtë zëvendësim dhe ideja e tij ishte që nëse shënon gol, t’ia dedikojë përfaqësuesit gjerman atë.
Por fatkeqësisht, goli nuk arriti dhe fanella me numrin 10 mund të shihet vetëm nën atë të Ramosit. Natyrisht, ky gjest mund ta mllefos edhe më tej ‘Special One’, që e kishte lënë në bankinë Ramosin ndaj Manchester Cityt, si dënim për një paraqitje jo fort të sigurt në ndeshjen paraprake.