Lampard, mësohu me ‘jetën’ në bankinë

Frank Lampard duhet të mësohet t’i përshtatet jetës në bankinën e Chelseat. Menaxheri Roberto Di Matteo i ka thënë 34 vjeçarit se nuk mund ta inkuadrojë në lojë çdo javë.
Përfaqësuesi anglez nuk ka startuar me formacionin bazë në tri ndeshjet e fundit dhe kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.
“E di se askush nuk ka dëshirë të qëndrojë në bankinë, por shpresoj që Frank të kuptojë. Mundohem ta shfrytëzoj tërë skuadrën, nuk është vetëm Lampard ai i cili nuk po luan në këto ndeshje”, u shpreh trajneri italian. Pas këtij sezoni, legjenda e Chelseat pritet të transferohet në ekipin amerikan Los Angeles Galaxy.