E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anderson në shitje

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson është i gatshëm të shesë mesfushorin brazilian Anderson pasi duket se ka humbur besimin ndaj tij.

Anderson ka hidhëruar drejtuesit e Unitedit me mos-përmirësimin e tij pas transferimit në klub më 2007 nga Porto kurse ishte pranë largimit nga Old Trafford gjatë verës kur kërkohej nga Benfica dhe Tottenham. Ferguson ka shprehur brengat e tij për Andersonin.

“Ai nuk e ka realizuar potencialin e tij, është futbollist fantastik por shpresoj që mos të përcillet fati i keq njësoj sikurse Michael Owenin”, deklaroi kohë më parë Ferguson për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›