Diarra te Anzhi për Eto’on

Lassana Diarra ka deklaruar se iu bashkua klubit rus Anzhi për të luajtur së bashku me Samuel Eto’on dhe jo për para.
Mesfushori nënshkroi kontratë katërvjeçare me klubin e pasur rus ku thuhet se do të përfitojë rreth 5 milionë euro në sezon. Por, ai ka insistuar se përfitimi i madh nuk ishte arsyeja e transferimit të tij.
“Kjo është një sfidë e re për mua. Jam pritur mirë këtu dhe i falënderohem të gjithëve. Mendoj se Anzhi mund të luftojë për kualifikim në Ligën e Kampionëve”, deklaroi numri 85 i Anzhit. “Çka kërkoj këtu? Gjatë karrierës time të deritashme kam luajtur për disa skuadra prestigjioze evropiane dhe më besoni, kam fituar mjaft para. Kam ardhur këtu për tu bashkuar me Eto’on të cilin e konsideroj si vëlla të madh”, u shpreh francezi.