Susaeta vazhdon në Bilbao
Athletic Bilbao ka konfirmuar se mesfushori Markel Susaeta ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me klubin.
Bilbao është dobësuar pas largimit të mesfushorit Javi Martinezit gjatë verës kurse sulmuesi Fernando Llorente ka deklaruar se nuk do të vazhdojë kontratën që do ti skadojë në fund të këtij sezoni.
Por, Susaeta ka konfirmuar të ardhmen e tij në klub duke vazhduar qëndrimin në skuadrën baske edhe pse në të kaluarën spekulohej me transferim në Manchester United. 24 vjeçari ka nënshkruar kontratë të re deri më 2017 dhe dëmshpërblimi i tij tani vlen 30 milionë funte.