Anderson synon qëndrim të gjatë

Nga Express më 23 janar 2011 në ora 18:05
Mesfushori i Manchester Unitedit, Anderson dëshiron të mbetet në klub për sa më gjatë që është e mundur. Braziliani synon të përsëritë karrierën e Ryan Giggsit dhe Paul Scholesit në Old Trafford.
“Dua të krijoj histori këtu. Shikoj bashkëlojtarët si Gigs dhe Scholes dhe dua të bëj atë që kanë bërë ata. Dua të mbetem këtu deri para përfundimit të karrierës sime. Pastaj shpresoj të kthehem në Brazil dhe të përfundoj karrierën në Gremio”, tha Anderson për Sunday Times.